Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu ka thënë se plani për lirimin e hapësirave publike të Podujevës nga Drejtoria e Inspeksionit po realizohet me sukses, njofton Llapi.info

Më tej përmes një postimi në Facebook, Veliu ka apeluar tek Policia që të rrisin angazhimin për lirimin e hapësirave të tjera publike të Podujevës.

“Po realizohet me sukses aksioni i Drejtorisë së Inspeksionit për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike nga shitësit ambulantë, të cilët i kanë shfrytëzuar ato për ekspozimin dhe shitjen e mallrave të ndryshme. Aksioni për lirimin e hapësirave publike po mirëpritet nga qytetarët e Podujevës. I falenderoj edhe shitësit ambulantë, një numër i të cilëve tashmë janë vendosur në Tregun e Gjelbër. Gjithashtu apeloj te zyrtarët policorë të Stacionit Policisë në Podujevë që ta rrisin angazhimin e tyre për lirimin e trotuareve nga veturat, në mënyrë që të mundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.” ka shkruar Veliu./Llapi.info

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu