Reshjet e mëdha të shiut që kanë filluar nga dje e që janë duke vazhduar edhe tani, kanë bërë që fshati Repë i Podujevës të jetë i tëri nën ujë, raporton Llapi.info

Në bazë të disa fotove dhe video të siguruara nga Llapi.info shihet rrugë, oborre e shtëpi të jenë të vërshuara.

Kujtojmë, se banorët e këtij fshati pak javë më parë kanë kërkuar që t’u bëhet zgjidhje sa i përket asfatimit të rrugës pasi që sa herë ka të reshura vërshohet  fshati.

Në ndërkohë moti i tillë me reshje shiu pritet të mbajë edhe gjatë ditëve të tjera të javës.

Më poshtë disa video dhe situata e rëndë në këtë anë: