Komuna e Podujevës përkatësisht Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme se do të transmetohet ndeshja Zvicër-Serbi në sheshin e Podujevës, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur, shkruan Llapi.info

“NJOFTIM
Sonte prej orës 20:00, në Sheshin e Qytetit, për të gjithë adhuruesit e futbollit Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit transmeton përmes projektorit ndeshjen e Kampionatit Botëror, në mes Zvicrës dhe Serbisë” thuhej në njoftimin e komunës.

Sidoqoftë, moti i ligë dhe me shi mund të jetë shkaku i dështimit të transmetimit të ndeshjes./Llapi.info