Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu ka bërë të ditur se komuna e Podujevës është fituese në futboll të vogël, me rastin e shënimit të 17- vjetorit të themelimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, njofton Llapi.info
“Komuna e Podujevës është fituese e turneut në futboll të vogël, që u organizua me rastin e shënimit të 17-vjetorit të themelimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës. ??⚽Në këtë turne morën pjesë 23 komuna me ekipet e tyre dhe ekipi nga Zyra e AKK-së.b Vendin e parë e fitoi Komuna e Podujevës?, i cili në finale mposhti ekipin e Komunës së Kamenicës” ka shkruar Veliu./Llapi.info