Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po mbanë Kuvendin e VIII-të zgjedhor, ku lideri i këtij subjekti, Ramush Haradinaj, tha se AAK ekziston në bazë, në njerëz, në zemra dhe në vlerë, e cila shtrihet në tërë Kosovën.

“Aspirojmë demokracinë amerikane dhe fati ynë jemi e në frymën euro-atlantike. Aleanca beson në krijimin e lirisë dhe e ka krijuar atë liri. Në AAK ka njerëz që besojnë se do të jemi anëtare në OKB, në zhvillim ekonomik, rend dhe ligj”.

Ai ka folur edhe për arritjet e tij si kryeministër, të cilat janë në fushën e energjisë, shpronësimeve, demarkacionit, rritja e pagave së fundmi për gjyqtarët.