Aleksandar Vuçiç ka lavdëruar tifozët e Serbisë që sipas tij nuk shfaqën urrejtje dhe u treguan të qetë edhe pas humbjes nga Zvicra në Kampionatin botëror 2018.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur krenar me reagimet e tifozëve të skuadrës së tij, përkundër humbjes së rëndë nga Zvicra me rezultat 2:1 në Kampionatin botëror 2018.

Vuçiç ka lavdëruar tifozët e Serbisë që sipas tij nuk shfaqën urrejtje dhe u treguan të qetë.

“Ndihem krenar me qytetarët tanë, tifozët që mbrëmë mbetën të pikëlluar. Por, askënd nuk e kemi fyer, jemi pikëlluar sepse e duan vendin tonë, dhe jo pse e urrejmë dikë tjetër”, deklaroi ai, përcjell “lajmi.net”.

“Besoj në fitore në ndeshjen e ardhshme. Por, edhe nëse nuk ndodh, njësoj do ta duam vendin tonë dhe gjithmonë do të jemi me sportistët tanë. Nuk na duhen këngë kundër të tjerëve, urrejtje ndaj të tjerëve, ata le të na urrejnë. Kjo vlen për madhështinë tonë dhe gjendjen e tyre”, u shpreh ai.