Sot kontratë profesionale me KF Llapin ka nënshkruar edhe mesfushori llapjan, Alban Shabani. Reprezentuesi i Kosovës U19 është prodhim i Llapit pasi e ka filluar tek Llapi që nga kategoritë e reja.
Alban Shabani, 18 vjeç, i lindur më 18.05.2000 në Podujevë. Mesfushori është pjesë e Llapit që nga fëmijëria, ndërsa së fundmi ishte pjesë e kategorisë së juniorëve dhe pas paraqitjeve të mira ai mori ftesën e Përfaqësueses së Kosovës U19.