Mbrojtësi i krahut të majtë, Florent Murseli është futbollisti i radhës që ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin e Llapit. 18 vjeçari në praninë e drejtuesve të klubit, nënshkroi për 3 vitet e ardhshme me Llapin.
Florent Murseli, 18 vjeç, i lindur më 28.10.1999 në Podujevë, luan si mbrojtës i krahut të majtë dhe ishte pjesë e Shkollës së Futbollit “Besa” e më pas kaloi tek Llapi. Ai në stinorin e fundit luajti për kategorinë e juniorëve të Llapit.