Forca e Sigurisë së Kosovës po mban ceremoninë e diplomimit të kadetëve, gjenerata 2018.

Komandantja Irfete Spahiu vlerësoi se të qenit oficr është përgjegjësi e lartë.

“Ju keni pasur mundesi t’i kuptoni aftesit themelore te udheheqjes, sfidat ju kane bere me te pjekur, ju do te jeni shembulli per vartesit tuaj”.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, tha se kjo ditë për të është e veçant, dhe se ndjehet i nderuar që FSK-ja është bërë me oficerë të rinj.

“Të nderuar kadetë ju keni kaluar nëpër sfida të shumta. Nga sot ju po gradoheni me gradën e oficerit. Gradimi juaj ështe avancim për FSK-në, ky është një shembull i progresit dhe investimit në shkencë. Është nder dhe krenari që FSK sot ka 11 oficerë”.