Një person ka tentuar të bëjë vetëvrasje mbrëmë në Ferizaj.

Policia raporton se mbrëmë në orën 21:55, një mashkull kishte tentuar të bëjë vetëvrasje duke tentuar të kërcejë nga kulmi i shtëpisë, por falë reagimit të policisë viktima ka zbritur nga kulmi i shtëpisë.

Atij më pas i është ofruar tretmani mjekësor duke qëndruar më pas në shtëpinë e tij.