Janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e tribunave në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”.
Ndërtimi i tribunave dhe ndërrimi i tapetit të gjelbër, i kanë dhënë hijeshi stadiumit cili tani duket modern, shkruan Llapi.info
E gjithë kjo, falë investimeve të bëra nga Ministria e Sportit së bashku me Komunën e Podujevës dhe udhë heqësinë e klubit.
Me përmirësimet e bëra deri tani ka zgjuar interesim më të madh nga tifozët për t’i ndjekur ndeshjet e klubit.
Kurse, me investimet e bëra stadiumi i qytetit më nuk do t’i pushtojë mediat për lloç e rrezik për tifozët në tribuna.
Përveç investimeve në stadium, Llapi ka investuar edhe në afatin kalimtar të verës duke sjellur lojtarë mjaftë cilësor.
Po ashtu, Llapi ka prezantuar edhe aksionarët e rinj si dhe trajnerin Bylbyl Sokoli i cili zuri vendin e Tahir Batatinës që kaloi në drejtor sportiv.
Ndërkohë, më 2 korrik do të nisin përgatitjet e Llapit për edicionin e ri ku Llapi synon garat evropiane./Llapi.info