Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99 do të dorëzojë këto kallëzime penale.

Kallëzimet penale do të dorëzohen në ora 11:00, kundër disa serbëve, në Prokurorinë Speciale- të Republikës së Kosovës, respektivisht në Departamentin për krime Lufte që udhëhiqet nga Koordinatorja për krime lufte, prokurorja speciale Drita Hajdari.