Dje, rreth orës 14:00 të mesditës është sulmuar sigurimi i parkingut mbrapa teatrit në qytetin e Podujevës, G.P. Lajmin për portalin “Llapi.info” e ka bërë të ditur policia e Podujevës.

G.P., punëtor i sigurimit në parktingun mbrapa teatrit në Podujevës, është therrur tre herë me thikë. Në momentin kur ai është sulmuar ka qenë 10 metra larg nga vendi i punës, pasi ka shkuar për të marrë ushqim, kështu ka thënë Berat Berisha, shef i sigurimit “Security Code” në Podujevë,

Siç njofton Berisha, punëtori ka marrë plagë në tri pjesë të trupit. Një në krahun e djathtë, një në bel dhe një në bëryll.

Se personi i sulmuar ka marrë lëndime trupore në tri pjesë të trupit e ka konfirmuar edhe policia e Podujevës. Sipas tyre, i sulmuari nuk është duke e ditur se kush e ka sulmuar dhe ende nuk kanë mundur të marrin një deklaratë të tij, pasiqë ai është duke u trajtuar në Qendren Klinike Universitare në Prishtinë.

Sulmuesi nuk ka arritur të identifikohet as nga kamerat e ndërtesës së Malësisë, pasiqë në kamera shihet vetëm shpina e sulmuesit.

Policia është duke i vazhduar hetimet./Llapi.info