Gazetari serb Stefan Cvetkoviq është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale në Kosovë, në lidhje me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq.
Cvetkoviq i cili pretendon se ka informacione për dorasit e kësaj vepre ndaj udhëheqësit të Iniciativës Qytetare serbe, SDP Oliver Ivanoviq, pas intervistimit ka thënë se ka ofruar në Prokurori njohuri të tij rreth dyshimeve që mund të çojnë në zbardhjen e kësaj vrasje, njofton Klan Kosova.
”Dyshimet e bazuara shkojnë në drejtim të personave të cilët e kanë kryer djegien e veturave në Veri të Mitrovices. Të njëjtit çojnë në pistë të jenë ata persona të mundshëm që qëndrojnë prapa vrasjes së Oliver Ivanoviq”.
”Nuk ka ndonjë dyshim as në drejtim të Serbisë e as të Kosovës, por pas vrasjes së tij qëndron një grup kriminal për të cilin hetimet janë duke vazhduar”.
Politikani serb, Oliver Ivanoviq u vra në janar të këtij viti, përpara selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore, njofton Klan Kosova.
Gazetari serb, Stefan Cvetkoviq, për dy ditë u konsiderua i zhdukur ndërsa u tha se ishte kidnapuar në Serbi.