Uragani Shqiptar, boksieri profesionist kampion bote për versionin ËBU, Tefik bajrami, do të ndeshet në një meç humanitar më 14 korrik në Prishtinë kundër serbit Slavoljub Mitiq, njofton Llapi.info

“Klubi i boksit llapi organizon në Prishtine me datën 14 korrik ndeshje boksi me karakter humanitar. Kjo ndeshje organizohet nen patronatin e Ministrisë se Sportit dhe Kulturës se republikës se Kosovës. Kampioni i botes ne boks per versionin ËBU Tefik Bajrami – uragani shqiptar do te ndeshet kundër serbit Slavoljub Mitic nga Serbia. Nje fitore ndaj serbit do te ngrit edhe me lart uraganin shqiptar ne ranglistën botërore” bëhet e ditur në njoftimin e ekipit të Bajramit.

Po ashtu në njoftim thuhet se të hyrat do t’u dedikohen SOS fshatit kosovar dhë fëmijëve me autizëm.

“Nder tjerash kjo ndeshje ka karakter humanitar ku te hyrat e kesaj mbrëmjeje (2 Euro hyrja) do te ju dedikohen SOS fshatit kosovar dhe femijeve me autizem.Uragani shqiptar Tefik Bajrami eshte duke u pregaditur ne Zvicer dhe eshte ne super forme. Ne kete mbremje do te zhvillohen edhe disa meqe amatore ne boksin amator dhe do te kete disa kengetar qe do te kendojne per hire te kësaj mbremjeje me karakter humanitar.Me vone do te behen publike se kush do te performoj me daten 14 korrik ne pallatin e rinise dhe sporteve ne Prishtine.” thuhet tutje në njoftim./Llapi.info