Para pak çastesh ka ndodhur një aksident përball komunës së Podujevës, ku një fëmijë rreth moshës 12 vjeçare i kishte mbetur njëra këmbë në njërin nga kanalet e rrugës “Zahir Pajaziti”.

Në fotot e bëra nga redaksia e portalit “Llapi.info” shihet se fëmija ka marrë disa gërvishje në këmbë.

Sipas dëshmitarëve të rastit, këmba e fëmijës nuk ka mundur të largohet për më shumë se gjysmë ore.

Në vendngjarje kanë dalur ekipe të policisë, zjarrëfikësve dhe ndihma e parë, të cilët kanë prerë kapakun e kanalit dhe kanë nxjerr këmbën e fëmijës.

Tani fëmija është dërguar në emergjencën e Podujevës./Llapi.info

 

fcefesfef111

sdfadsfvefesf222123