Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 13C, e maksimalet nga 17C deri në 23C.
28.06-29.06 – Mot kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me shi. Pasdite reshjet mund të shoqërohen edhe me bubullimë.
Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-13m/s. Shtypja atmosferike, gradualisht do të zbres nën vlera normale.