Një faqe të tërë e gazetës së njohur gjermane “Presswocche” e ka zënë sot rasti i Sami Bulliqit i cili e ka quajtur të korruptuar dhe ka akuzuar për marrje të ryshfetit drejtorin në Podujevë Durim Salihu, shkruan Llapi.info
Sami Bulliqi nga fshati Llugë i Podujevës i cili jeton në Gjermani ka folur për gazetën “Pressewoche” për rastin, siç e quan ai marrjen e ryshfetit prej 32 mijë eurosh nga ish- drejtori i Urbanizmit në Podujevë, Durim Salihu, tani drejtor i Inspeksionit.
“Në fshatin Llugë në Podujevë kam dashur të investojë dhe të ndërtojë një qendër tregtare për të punësuar 30 deri në 40 persona. Së pari kërkova leje ndërtimi, kur u ktheva në Kosovë pas një muaji kuptova se projekti nuk po zbatohej.” ka thënë ai.
Më tej ai ka treguar se për të bërë këtë investim, sipas Bulliqit projektin duhet ta bënte një i afërm i Durim Salihut.
Bulliqi thotë se ka paguar haraç te Durim Salihu 32 mijë euro në emër të projektit sepse sipas tij u kushtëzuan.
“Drejtori i Urbanizmit Durim Salihu na e ka propozuar për projekt një arkitekt të afërm, sepse nuk kishim zgjidhje tjetër dhe ne paguam 32 mijë euro në emër të këtij projekti”, ka folur ai për gazetën.
Më tej Bulliqi tregon se kur erdhi koha e implementimit të projektit, doli se ishte i pazbatueshëm.
“E kemi marr lejen e kur e kem marr projektin ua kemi ofruar kompanive të ndërtimit. Arkitektët e tyre nuk e kanë pranuar sepse ka qenë i parealizueshëm.”, ka thënë Bulliqi, transmeton Llapi.info
Në lidhje me këtë Bulliqi kishte bërë kallëzim penal në Polici ndaj drejtorit Salihu përmes avokatit të tij Nasuf Hasani.
Më tej Bulliqi thotë se dyshon që edhe policët që janë duke e hetuar këtë rast janë korruptuar nga kryetari i Podujevës, Agim Veliu.
“Shkova me dokumentet në Polici në Kosovë, dhe paraqita rastin si mashtrim. Por, zyrtarët atu nuk merreshin me çështjen time edhe pse un ofrova shumë prova dhe raportoja në media. Pas raportimi në media dhe televizione, zyrtari kërcënoi familjen time, e krejt kjo ndodhi një vit më parë”.
“Nën presionin e medieve, Policia e dërgoi çështjen time në Prishtinë, në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar. Por, sipas hulumtimit, oficeri i Policisë dhe mbikëqyrësi i tij morën subvencione nga kryetari i Podujevës, Agim Veliu, si dhe i punësoi një të afërm të tij familjar”, ka potencuar tutje Bulliqi.
Më tej ai i ka bërë thirrje Prokurorisë të Republikës së Kosovës që ta marrë më seriozisht këtë rast.
Bulliqi tutje ka thënë për gazetën gjermane se tani i akuzuari për korrupsion e haraç, Durim Salihu është bërë Drejtor i Inspeksionit nga kryetari Agim Veliu.
“Tani ai është Drejtor i Inspeksionit, e krejt kjo tregon se të gjitha institucionet shtetërore, madje edhe gjyqësori e Policia janë të ndikuar e të kontrolluar nga politikanët” ka thënë Bulliqi./Llapi.info