Vazhdojnë raportimet për shkelje të rregullave të trafikut nga zyrtarët policorë.

Një qytetar ka dërguar një foto, ku tregon se si vetura e policisë, është parkuar në trotuar, pikërisht aty ku kalojnë zebrat.

Rasti ka ndodhur në Podujevë, ndërsa këmbësorëve iu është vështirësuar qarkullimi i rregullt.

Kujtojmë, ligji për gjobat në trafik të gjithë i trajton njëjtë, pa përjashtuar as zyrtarët policorë./Telegrafi/