Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku ka reaguar ashpër pas publikimit të një videoje, ku shihet një burrë duke e rrah gruan në prani të fëmijëve.

Duke e quajtur sulmuesin bishë, ajo kërkon që të merr ndëshkimin nga drejtësia.

Sot në rrjetet sociale ka qarkulluar sot një video shokuese, ku një burrë e sulmon fizikisht gruan në Prishtinë në prani të fëmijëve.

“Nuk e di kush është kjo bishë. As nuk po më intereson emri. E vërteta e dhimbshme është që abuzimet dhe dhuna fizike, emocionale, financiare ndaj grave është normë në shoqërinë tonë. Marre. Shpresoj që kjo bishë ta merr ndëshkimin e duhur nga drejtësia. Por edhe nga shoqëria.

E papranueshme”, ka shkruar ambasadorja Çitaku në Facebook.