Policia e Kosovës në raportin ditor bën të ditur se një person i kërkuar është arrestuar mbrëmë në Podujevë, për shkak të veprës penale “rrezikim i trafikut publik”, njofton Llapi.info
Arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Sipas PK-së, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit prej nëntë ditësh./Llapi.info