Ish-deputeti i Kuvendit, njëherësh kryetari i parisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi e ka quajtur të papranueshme futjen në Republikën e Kosovës të terroristit prorus serb nga Ukraina me rastin e ‘Vidovdan’-it në Kosovë
Bëhet fjalë për Stevan Millosheviq, pjesëmarrës i luftës terroriste e separatiste ruse në Ukrainë.
Kelmendi përmes një statusi në “Facebook” ka fajësuar Qeverinë dhe partitë opozitare për heshtje ndaj këtij rasti.
Postim i plotë:
Terroristët serb prorus nga Serbia defilojnë në Kosovë me rastin e manifestimit të ” Betejës së Kosovës 1389 ” në Gazimestan.
Qeveria heshtë.
Opozita frikësohet me reagu.
Turp për institucionet tona që lejojnë terroristët serb prorus të defilojnë në shtetin e Kosovës.
Turp për qeverinë dhe turp për opozitën.
Gëzim Kelmendi