Drita sonte shënoi fitore prej 1 me 4, duke siguruar kështu kualifikim historik në xhiron e parë të ndeshjeve kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

E ky kualifikim ka gëzuar jo vetëm tifozët gjilanas por edhe të Llapit e të Kosovës, shkruan Llapi.info.

Kësisoj tifozët e KF Llapit ‘Ultras Legjendat’ kanë uruar Dritën e Kosovën për këtë fitore.

“Urime qytetar te Kosoves
Urime Fc Drita
Urime intelektualët
Pjesmarrja ne Champions league” thuhet në statusin e tifo grupit nga Podujeva./Llapi.info