Shkolla e Mesme Teknike “Fan S. Noli” në Podujevë është duke pranuar ç’do nxënës i cili është duke aplikuar për t’u regjistruar në klasën e 10-të, shkruan Llapi.info.
Ani pse Drejtoria e Arsimit në Podujevë i ra pishman dhe zvogëloi për 3 numrin e paraleleve të klasave të dhjeta, në një dokument të siguruar nga Llapi.info thuhet se “të gjithë nxënësit që kanë aplikuar për regjistrim në klasën e dhjetë (10) janë pranuar”.
Cilat kanë qenë kriteret e pranimit nuk është bërë e ditur. Por, drejtoria e shkollës, më gjithë këtë, u ka uruar suksese të gjithë nxënësve në vitin e ri shkollor./Llapi.info