Alban Durmishi do të jetë kandidati tjetër për kryetar të Rinisë së PDK-së në komunën e Podujevës.

“E nderuara anëtarësi e Rinisë Demokratike të Besianës, të nderuar simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës, në të gjithë Kosovën është duke ndodhur një proces zgjedhor demokratik i strukturave të degëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe shpreh mirënjohje të thellë për pjesëmarrësit e këtij procesi me rëndësi, për punën e tyre të palodhshme që në krye të degëve të rinisë të vijnë njerëz që kanë vizion unifikimin e rinisë dhe që punojnë për rininë. Njëherësh shfrytëzoj rastin që përmes këtij postimi të shpalli kandidaturën time për Kryetar të Rinisë Demokratike dega në Besianë”, ka thënë ai.

Durmishi përmes një njoftimi ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë parasysh aktivitetin e tij të deri tanishëm që kanë të bëjnë me aktivitetet e shoqërisë.

“Këtë vendim e mora duke pasur parasysh aktivitetin tim të gjertanishëm në lidhje me fuqizimin e rinisë dhe forcimin e ndikimit të rinisë në proceset shoqërore me rëndësi. Pres mbështetjen e anëtarësisë së gjerë të Rinisë Demokratike që së bashku të fillojmë Dekadën e Re të unifikimit të rinisë dhe konkretizimit të planeve afatgjata për rininë. Ju faleminderit për mirëkuptim! Pres përkrahjen tuaj”, ka përfunduar shkrimin e tij Durmishi./Llapi.info