Aktori me renome botërore, Jean-Claude Van Damme, i ka bërë një dedikim special futbollistit shqiptar Adnan Januzaj.

Van Damme ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një fotografi, ku shfaqet duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Ky gjest i Van Damme-it vjen si pasojë e faktit se ai është në dijeni për prejardhjen shqiptare të Januzajt.

“Një falënderim masiv për Adnan Januzajn, që siguroi fitoren me golin e djeshëm në Kampionatin Botëror, për ekipin e Belgjikës”, ka shkruar aktori Jean-Claude Van Damme në Instagram.

Januzaj shënoi një gol fantastik dje (e enjte) në minutën e 51-të të ndeshjes Angli-Belgjikë.

Ai i ka siguruar fitoren kombëtares belge, duke e ranguar të parën në radhën e shteteve të grupit G.

Në ndeshjen e ardhshme, Blegjika do të luajë kundër Japonisë në kuadër të fazës së eleminimit direkt.