Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk ka pranuar që ta përjashtojë mundësinë që ta njohë aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia. Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë para samitit të planifikuar të Trumpit, me presidentin rus, Vladimir Putin.
I pyetur nga gazetarët më 29 qershor se nëse janë të vërteta raportimet se Uashingtoni mund të heqë dorë nga kundërshtimi i aneksimit të Krimesë nga Rusia, Trump tha se “ne duhet ta shikojmë” këtë çështje.
Trump ka dhënë përgjigje të ngjajshme edhe kur është pyetur nëse do ta konsiderojë mundësinë që të heqë sanksionet amerikane ndaj Rusisë, që janë vendosur pas aneksimit të Krimesë. Ai ka thënë se qëllimi i samitit me Putinin është përmirësimi i marrëdhënieve Uashington-Moskë.
“Do të shohim se çfarë do të bëjë Rusia”, është shprehur Trump.