Valon Behrami pritet të jetë kapiten i Zvicrës në përballjen e eliminimit direkt ndaj Suedisë, në Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Stephan Lichtsteiner është i suspenduar dhe Behrami duke qenë zëvendëskapiten i përfaqësueses do ta marrë shiritin e kapitenit në këtë përballje.

“Është një nder që me jepet mundësia të mbaj shiritin e kapitenit në një Kupë Bote, një shtysë për të dhënë edhe më shumë në fushë. Jam krenar që mbaj të veshur këtë fanellë”, ka deklaruar ai.