Presidenti, Hashim Thaçi, sot ka kujtuar 28 vjetorin e Shpalljes së Deklaratës së 2 korrikut 1990.
“Ishte një akt konstitucional për realizimin e aspiratave të popullit tonë për shtetësinë e Kosovës”.
“Delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, me guxim, maturi dhe pjekuri politike e artikuluan vullnetin e qytetarëve, i cili çoi drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.
“Pas shumë zhvillimeve historike, Kosova më në fund realizoi projekte të mëdha politike: çlirimin, tranzicionin dhe pavarësinë”.