Qe një kohë të gjatë shitësit e druve kanë ekspozuar e shitur dru në qendër të Podujevës.

Së fundi, shumë afër është krijuar edhe një Treg i gjelbër, veprimtaria e të cilit, sipas zyrtarëve komunalë, po pengohet nga shitësit e druve, raporton KTV.

Ndaj dhe është marrë vendim që nga data 4 korrik shitësit e druve të vendosen te Tregu i kafshëve.

Por, shitësit thonë se do ta kundërshtojnë vendimin e komunës, pasi ata nuk pengojnë asgjë, vetëm mbajnë familjet nga shitja e druve.

Ata nuk pranojnë ndërrimin e lokacionit.

Mirëpo, nëse nuk respektohet vendimi, Komuna e Podujevës paralajmëron se do t’u konfiskohet malli.