Foto ilustrim

Në rrugën “Ulqini” në Prizren, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur dy persona, njëri prej tyre qëllimisht me veturë e ka goditur tjetrin.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.