Edhe pse Policia e Podujevës së bashku me Drejtorin e Inspeksionit janë duke vazhduar duke liruar pronat publike në Podujevë, qytetarë të shumtë i frekuentojnë veturat në trotuare, njofton Llapi.info

Në disa fotografi të siguruara nga Llapi.info shihen vetura të shumta që janë të parkuara në trotuare përgjatë rrugës së qendrës “Zahir Pajaziti”, madje njëra në rrugë e ndalur në zebra.

Ndërsa, në lidhje me këtë këmbësorët shprehen të indinjuar pasi që po u bllokohet lëvizja e lirë e tyre.

Sipas tyre edhe pse trotuari është i destinuar për ta, ai është i mbyllur dhe për këtë kaluar detyrohen ta bëjnë atë në pjesën e cila është e paraparë për vetura.

Kurse pak kohë më parë edhe kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka kërkuar nga Drejtoria e Inspeksionit dhe Policia në Podujevë që t’i lirojnë hapësirat publike duke rritur angazhimin.

Kujtojmë, ditë më parë një qytetari në Podujevë për parkim në trotuar, Policia i konfiskoi edhe patentë shoferin./Llapi.info