Duke filluar nga sonte njëri segment i rrugës “Zahir Pajaziti” do të jetë i mbyllur për një muaj për qarkullim të automjeteve, njofton Llapi.info

Mbyllja e kësaj rruge për automjete është bërë me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për qytetarët të cilët dalin për shëtitje.

Këtë vendim e ka marrë pas kërkesave të banorëve, Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në Podujevë.

Nga 2 korriku deri më 31 gusht 2018, do të jetë e mbyllur nga ora 18:00 deri në ora 00:00 një segment i rrugës “Zahir Pajaziti”, rruga “Xhemail Mustafa” deri tek udhëkryqi i rrugës “Zahir Pajaziti- rruga “20 Qershori”./Llapi.info