Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Korpusit të Paqes për Kosovë, me të cilët ka biseduar për vazhdimin e projektit në trajnimin e mësimdhënësve.

Gjatë vizitës në Komunën e Podujevës, delegacionin e Korpusit të Paqes për Kosovë, që përbëhej nga drejtoresha Darllen Grent, menaxherja e programit Merita Fehmiu dhe vullnetari Chester Eng, e ka pritur nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

Në takim u bisedua për rezultatet e mira të projektit të realizuar nga vullnetarët e Korpusit të Paqes, ku është kryer trajnimi i mësimdhënësve të gjuhës angleze në shkolla të ndryshme të Podujevës.

Nënkryetari Rudari vlerësoi bashkëpunimin me Korpusin e Paqes dhe i falënderoi vullnetarët e kësaj organizate për angazhimin në trajnimin e mësimdhënësve të gjuhës angleze.

Në takimin, ku ishin të pranishëm edhe drejtori i Arsimit, Agim Blakçori, drejtori i Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Hamdi Jaha dhe Laura Hasani nga SHME “Isa Boletini”, drejtoresha e Korpusit të Paqes për Kosovë, Darllen Grent prezantoi projektin e ri të angazhimit të vullnetarëve të kësaj organizate në Komunë e Podujevës./Llapi.info