Të hënën në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, është raportuar se një person është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti ishte sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj ende të paidentifikuar.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar, njofton Policia e Kosovës.