Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, Juval Rothem, i për siç ka thënë “angazhimin e tij të vazhdueshëm për të mos njohur pavarësinë e Kosovës”.

Gjuriq gjatë takimit me zyrtarin e lartë izraelit e njoftoi atë për dialogun Beograd-Prishtinë dhe i paraqiti atij një vendosmëri të qartë të Beogradit për të zgjidhur të gjitha problemet në rajon me mjete paqësore dhe politike, bën të ditur zyra e Gjuriqit, transmeton Klan Kosova.