Shoqata “Miqtë e Amerikës” bashkë me Gardën Ceremoniale të FSK-së e kanë ngritur flamurin amerikan në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Siç edhe është bërë traditë në ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kosovarët edhe këtë vit e kanë nderuar vendin e tyre mik.

Nga kjo shoqatë është thënë se shteti i Amerikës ka qenë kyç në kohën e luftës në Kosovë dhe më pas në shtetndërtimin e saj, prandaj edhe nga shqiptarët konsiderohet mik.

Në anën tjetër, oficeri amerikan, Gilbert Buentello, është shprehur se ndjehet i nderuar që shqiptarët kanë respekt të veçantë për popullin amerikan.