Tre të dyshuar, të armatosur me kallashnikovë, kanë tentuar të vjedhin një bankomat në rrugën “Edomond Hoxha” në Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se të dyshuarit kanë lidhur bankomatin me litar dhe kanë tentuar ta tërheqin me kamion, por kanë dështuar.

“Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante dhe kanë bërë shikimin e vendit te ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa bankomatin e ka tërhequr banka. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.