KF Llapi sot kremton 86 vjetorin e themelimit më 5 korrik, njofton Llapi.info
Klubi që u krijua në vitin e largët 1932 tashmë ka vite që është stabilizuar në ‘Superligën’ e Kosovës, ndërkohë që është njëri ndër klubet më të organizuara në vend.
Drejtuesit e klubit kanë uruar gjithë tifozët dhe qytetarët llapjanë për kontributin e dhënë ndër vite në këtë institucion.
Në ndërkohë sot Llapi do të zhvillojë një duel miqësor me “minatorët” e Trepçës ’89 në “Riza Lushta” të Mitrovicës duke filluar nga ora 16:30./Llapi.info