Edhe 20 serbë që ishin pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë ikur nga ky institucion ditën e sotme.

Sipas televizionit serb “TV Most”, 20 serbë që kanë qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë kërkuar t’u ndërpritet kontrata dhe menjëherë janë larguar nga vendi i tyre i punës.

Për këto largime të serbëve nga FSK nuk ka folur akoma as Ministri e FSK’së dhe as Qeveria e Kosovës.

Ky largim bën bujë pasi para dy ditëve edhe 8 pjesëtarë të tjerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të nacionalitetit serb, kanë kërkuar ndërprerjen e kontratave.

Siç u raportua nga mediat, pjesëtarët serbë të FSK’së po ikin nga kjo forcë pas presioneve dhe kërcënimeve nga Beogradi.

Kryeministri Ramush Haradinaj të enjten ka mbledhur Këshillin e Sigurimit Kombëtar ku u diskutua edhe për këtë çështje.

Haradinaj tha se nga presioni dhe kërcënimet e Beogradit po largohen ushtarët serbë të Kosovës që janë pjesë e FSK’së