Ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, ka përfunduar në radarin e gjigantit anglez, Manchester United.
Stoke City ka rënë nga kategoria dhe shumë yje pritet të largohet nga skuadra gjatë afatit kalimtar të verës.
Njëra nga ta është pikërisht ylli me prejardhje shqiptare, Shaqiri, i cili ka shumë oferta në drejtim të tij.
Skuadra e fundit që ka shprehur interesim për reprezentuesin zviceran është gjiganti anglez, Manchester United.
Sipas mediumit anglez The Sun, Djajtë e Kuq janë gati të futen në sulm për djaloshin nga Gjilani për ta transferuar nga Stoke City.
Trajneri portugez, Jose Mourinho e pëlqen shumë dhe drejtuesit e klubit nga Old Trafford duan t’ia plotësojnë dëshirën.
Unitedi është i gatshëm të paguajë 12 milionë funte apo rreth 14 milionë euro për ish-lojtarin e Bayern Munichut, i cili gjithashtu është i lidhur me Liverpoolin.
Ndryshe, Shaqiri në sezonin e fundit te Stoke ka shënuar gjashtë gola dhe ka shtuar edhe shtatë asistime. /Telegrafi