Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit ku po mbahet interpelancë për ndarjen e 53 milionëve për “Bechtel Enkas”, tha se e keqja e gjithë kësaj situate është se Qeveria është detyruar të paguajë shumë të madhe krahasuar me atë fillestare.
“Fjala ime s’mund të jetë as afërsisht interesant informuese e Zharkut dhe Haradinajt. Shpjegimet e kryeministrit ishin të qarta për mënyrën se si ka ardhë deri të ky problem”, deklaroi Krasniqi.
Krasniqi në këtë seancë propozi dy rekomandime, duke përfshirë atë që Ministria e Infrastrukturës të vlerësoj propozimet dhe të dakordohet me Bechtel Enkan për koston finale të kontratës.
“Përkundër dalllimeve politike dhe ndryshimit të pozitave, përkundër lojës politike ne duhet të ruajmë partneritetin me kompanitë ndërkombëtarë, dhe kjo nuk është se ka ndodhë në këtë kontrat”, u shpreh Krasniqi, raporton lajmi.net.
“Ministria e Infrastrukturës të vlerësoj propozimin dhe të dakordohet me Bechtel Enkan për koston finale të kësaj kontrate”, ishte propozimi i dytë i Krasniqit.
Tutje, Krasniqi tha se Ministria e Infrastrukturës e ka pas vullnetin për ta përfunduar këtë punë dhe për mos t’i lënë punë qeverisë në ardhje.
E keqja është se jemi detyru me pagu shumë ma shumë mjete se sa kemi pas të paguajmë.
“Qëndrimet kundërshtuese mrena deputetëve brenda LDK-së, e kanë sjellë këtë situatë”, shtoi Krasniqi.
Krasniqi bëri thirrje që kushdo që ka dyshime dhe pyetje për një gjë të tillë t’i drejtohet Gjykatave dhe ta sqarojë më mirë këtë çështje.