Prestigjozja “The Independent”, i ka kushtuar një artikull voluminoz marrëdhënieve Kosovë-Serbi, historikut të zhvillimit të ngjarjeve, aktualitetit si dhe të ardhmes së këtyre vendeve.
Në teori, të dy vendet duhet të njohin të drejtat reciproke- që do të thotë se Serbia duhet ta njohë Kosovën, sepse Brukseli nuk do të pranojë dy anëtarë armiqësor që bashkohen me radhët e saj të pastra, fillon ky shkrim në “The Independent”.
Kush e ka fituar luftën? Kanë mbetur ende disa rrënoja që nga bombardimet e NATO-s më 1998- e ndërkaq në ndërtesën e parlamentit serb, në objektin e “demokracisë serbe” është një baner i gjatë që përmban fotografitë e serbëve të vrarë në Kosovë para dy dekadave. Burra, gra, civilë dhe ushtarë, dhe sigurisht kriminelë të luftës, një dy ose tre, vazhdon ky shkrim i “The Independent”.
Ishte një lehtësim të shihet Aleksander Vuçiq, një ish-simpatizant i Saddam Husseinit, dhe Hashim Thaçit, një “ish-lideri” të UÇK-së, që në shumë vende e nga shumë njerëz është quajtur “organizatë terroriste”, të takohen në Bruksel, si presidentë të shteteve të tyre, dhe të dy me mendimet se marrëveshja e obligueshme është çelësi për integrimin evropian të të dy vendeve, shkruan tutje kjo gazetë.
A do të mbajë Vuçiq një referendum për serbët, “në mënyrë që populli të vendosë”?Si mund ta kërkoi ai një gjë të tillë kur vetëm para një jave tha se “nuk ka asgjë të mirë për Kosovën që mund t’i ofrojmë popullit, vetëm telashe dhe gjëra të vështira, transmeton lajmi.net.
Tingëllonte si gjak, djersë dhe lot në të kundërt. Referendumi, sipas termave të BE-së, tingëllon edhe më keq. A nuk mbajti Serbia një referendum të përgjakshëm para 20 viteve kur vendosi të luftojë për Kosovën – dhe për një diktator si Sllobodan Millosheviqi? Dhe pas një referendumi në Britaninë e Madhe për të lëshuar BE-në, kush do të dëshironte një referendum të përgjakshëm për të hyrë në Bashkim Evropian?
Edhe Serbia dhe Kosova po presin hyrjen në BE. E pamë fytyrën e zakonshme tashmë të Vuçiqit, të ashtuquajtur “baby face” gjatë javës së kaluar në takimin me Federica Mogherinin- emërim i stilit otoman, “përfaqëuese e lartë” që i jep Bashkimit Evropian respektin kolonial.
Sipas “The Independent”, disa cinikë mendojnë se Bashkimi Evropian është lodhur duke e luajtur rolin e paqeruajtësit dhe tani ka vendosur që do të tolerojë dhe “kriminalizimin e elitave politike”, paratë e pista dhe mafian.
Serbia nuk do të hyjë kurrë në NATO, që kur “Neutraliteti” është i vendosur në Kushtetutën e saj. Megjithatë, Serbia dhe Mali i Zi do të hyjnë në BE diku nga vitit 2025, pra kush e fitoi luftën?
Njëri mendoj: Para tre vjetëve, Tony Blair, njeriu gjysmë-përgjegjës për sulmet e NATO-s mbi Serbinë- mori një rol këshillues për dikur Qeverinë e Vuçiqit përmes shërbyesve të tij. Dhe ja ku është përsëri- mendoj përsëri- duke shtrydhur lëng portokalli në një nga hotelet më të mira në Beograd. Pra kush e fitoi luftën?, përfundon shkrimi i “The Independent”.