Policia ka dhënë detaje për procesin e rekrutimit të pjesëtarëve të rinj, njofton Klan Kosova.
“Pas përfundimit të procedurave dhe shqyrtimit të aplikacioneve nga Komisioni Përzgjedhës i themeluar nga Policia e Kosovës, do të publikohet lista me numrin e kandidatëve që plotësojnë kriteret për të vazhduar me testimet”, ka thënë për klankosova.tv, Daut Hoxha, zëdhënësi për media i Policisë.
“Komisioni përzgjedhës sipas procedurave të parapara ligjore vazhdon me shqyrtimin e ankesave eventuale”.
“Rreth konkursit për zyrtare policor, ju informojmë se Policia e Kosovës i ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ligjore, në harmoni te plotë me te gjitha procedurat dhe kriteret e parapara, duke përfshirë edhe transparencën rreth kësaj çështje”.
“Vetëm kandidatët qe plotësojnë kriteret e parapara me konkursin e shpallur dhe ata qe kalojnë me sukses testimet e parapara mund te jenë pjesë e Policisë së Kosovës, duke iu referuar numrit te nevojshëm për rekrutim sipas listës meritore”.
“Duke marr parasysh se ka një numër të madh të kandidatëve qe kanë aplikuar edhe procedurat e parapara për këtë proces marrin kohë”.