Një seri shpërthimesh në një depo fishekzjarrësh në Meksikë ka vrarë të paktën 24 vetë dhe plagosi rreth 40 të tjerë.

Shpërthimet më të mëdha ndodhën, pasi policia dhe zjarrfikësit arritën në vendin e ngjarjes në qytetin Tultepec. Mes viktimave janë edhe punëtorë të emergjencave.

Qyteti Tultepec, rreth 30 km nga Mexico City, njihet si kryeqyteti i fishekzjarreve.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin shpërthime fishekzjarresh. Në vitin 2016, më shumë 40 vetë u vranë po në të njëjtin vend. Në fillim të këtij viti, në një tjetër shpërthim vdiqën 7 persona