Erëra të forta dhe stuhi shiu ka përfshirë Podujevën para pak minutash, raporton Llapi.info

Në një video që kanë dërguar lexuesit e portalit, në fshatin Sekiraqë nga era e madhe një shtëpisë kulmi i ka rënë në rrugë. Nga pjesët e rëna është vështirësuar qarkullimi në këtë pjesë.

Përveç kësaj, edhe në qytetin e Podujevës ka pasur dëme të konsiderueshme ku një ndërtese i janë rrëzuar rrethojat.

Ndërsa, moti i tillë pritet të mbajë edhe gjatë vikendit./Llapi.info