Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismas, Zafir Berisha, ka thënë se herët apo vonë do të bëhet bashkimi kombëtar.

“Ne jemi shqiptarë, që jetojmë në krahinën e Shqipërisë që quhet Kosovë”, ka thënë ai përmes Facebook, përcjell Klan Kosova.

“Sot ose nesër, herët apo vonë, Shqipëria do të jetë një, edhe pse rrethanat e politikës globale na kanë pozicionuar ashtu siç na kanë pozicionuar në këtë kohë, kjo nuk nënkupton që kemi hequr dorë nga ambiciet e Shqipërisë natyrale ashtu siç e ka falur Zoti”.