Kryeparlamentari Kadri Veseli ka kritikuar goxha shumë liderin e LDK-së, Isa Mustafa, i cili sipas tij po tregohet frikacak e nuk po guxon ta marrë udhëheqjen e dialogut me Serbinë, njofton Klan Kosova.

Gjatë një konference për media Veseli i tha Mustafës “jemi të gatshëm t’ju japim udhëheqjen e dialogut, vetëm mos u tut kur takohesh me Vuçiqin e pastaj me e thirrë Hashimin e Kadrinë”.

Kryparlamentari shtoi se përkudër të gjitha sfidave i mbetet besnik deklarimit se liberalizimi i vizave do të ndodhë këtë vit.

“Heqja e vizave do të ndodhë këtë vit, i kemi plotësuar të gjitha kushtet. I mbetem besnik deklarimit se në fund të vitit do të ndodhë liberalizimi”.

Kadri Veseli këto komente i bëri gjatë një konference për media pas takimit me kreun e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.