Policia e Kosovës bën të ditur se dje është arrestuar një person i dyshuar në Podujevë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij, njofton Llapi.info

Sipas PK-së, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Podujevë 09.07.2018-14:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje” thuhet në njoftim./Llapi.info