Qindra qytetarë kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën në ceremoninë e varrimit të pesë anëtarëve të familjes Sadikaj nga fshati Sopi i Suharekës.

Familja katër anëtarshe që prej kohësh jetonte ne Zvicër kishin ardhur për pushime në vendlindje. Bashkë me ta ndodhej edhe nëna e viktimës mashkull.

Aksidenti tragjik kishte ndodhur të dielën në magjistralen Duhël- Suharekë.